“BE do të përballet me pesë deri në dhjetë dimra të tmerrshëm”

Ministrja belge e Energjisë, Tinne Van der Straeten, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian do të përballet me pesë deri në 10 dimra të tmerrshëm nëse nuk ndërmerret asgjë për t'i ulur çmimet e gazit natyror

Fotoilustrim

Ministrja e Energjisë e Belgjikës, Tinne Van der Straeten, ka paralajmëruar se vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me pesë deri në 10 dimra të tmerrshëm nëse nuk bëhet asgjë për t’i ulur çmimet e gazit natyror.

Thirrjet po shtohen për një kufi në mbarë Bashkimin Evropian mbi çmimin e gazit dhe shkëputjen e tij nga çmimi i energjisë elektrike. Shtetet e BE-së janë duke luftuar me rritje të mëdha të çmimeve të energjisë qëkur furnizuesi kryesor i gazit Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Rusia furnizon me gaz BE-në me 40 për qind, por tani ka kufizuar furnizimet.

Ministrja belge e Energjisë ka shkruar në Twitter se çmimet e gazit në Evropë duhet të ngrihen urgjentisht, duke shtuar se lidhja mes çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike është artificiale dhe duhet të reformohet.

Ministrja belege e energjisë, Tinne Van der Straeten

“Pesë deri në 10 dimrat e ardhshëm do të jenë të tmerrshëm nëse nuk bëjmë asgjë,” tha ajo, duke shtuar se duhet të veprojnë në burim, në nivel evropian dhe të punojmë për të ngrirë çmimet e gazit.

Çmimet e energjisë elektrike kanë qenë, gjithashtu, në rritje në Evropë dhe kanë arritur nivele rekorde këtë javë, raporton BBC.

“Ne duhet të ndalojmë këtë çmenduri që po ndodh tani në tregjet e energjisë,” tha kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.

Kancelarti austriak tha se çmimet e energjisë elektrike duhet të ulen, duke i bërë thirrje BE-së t’i shkëputë çmimet e energjisë elektrike dhe gazit.

“Ne nuk mund të lejojmë që presidenti rus, Vladimi Putin, të përcaktojë çmimin evropian të energjisë elektrike çdo ditë,” shtoi ai.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika