Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i kanë vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Me ministrin Sveçla vizituam Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës. Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më tej ajo ka thënë se Policia e Kosovës është e angazhuar për ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme

“I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme”, ka përfunduar Haxhiu.