Olta Xhaçka në OKB: Dikush të jetë përgjegjës për mizoritë në Ukrainë

Bota duhet të ndëgjojë për krimet në Ukrainë

Ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se bota duhet të dëgjojë të vërtetën e agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj një vendi të pafajshëm.

Kështu, është shprehur ajo në takimin e llogaridhënies për krimet që po kryhen në Ukrainë.

Gjatë falënderimit ndaj njerëzve të pranishëm në mbledhje, Xhaçka është shprehur se e gjithë bota duhet të dëgjojë për krimet e bëra në Ukrainë.

Gjithashtu, ajo është shprehur se autorët e kësaj ngjarje duhet të marrin përsipër të gjitha dëmet e kryera, dhe se “Të gjithë duhet të jemi dakord për rëndësinë e sigurimit që kushdo që është përgjegjës për mizoritë në Ukrainë të kaloj në duar të ligjit”.

Xhaçka në fjalimin e saj në OKB, ka shtuar se anëtarësimi i përhershëm i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk mund të ofrojë imunitet për krimet e luftës.

“Fuqia e vetos, nuk mund të abuzohet për të rrafshuar qytete të tëra dhe për të vrarë mijëra burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm pa u ndëshkuar”, ka shtuar Xhaçka.

“Unë vi nga Ballkani Perëndimor. Skenat e gjakderdhjes dhe shkatërrimit që ne shohim në pamjet që vijnë nga Ukraina, godasin shumë më ndryshe dikënd, për të cilin lufta dhe krimet e luftës nuk janë gjëra për të cilat lexoni në librat e historisë, por kujtime nga disa dekada më parë”, ka theksuar Xhaçka.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika