Ministrja e Jashtme shqiptare: Sulmet e dhunshme kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit duhet të ndalen menjëherë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se sulmet kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë

Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se sulmet kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

“Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment”, ka shkruar Xhaçka.

Ministrja Xhaçka tutje ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është “rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika