Ministrja e Malit të Zi: Në maj do të votojmë pro Kosovës për anëtarësim në KiE

Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq

Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, gjatë vizitës së saj në Kosovës, ka thënë se Mali i Zi nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Ajo tha se Mali i Zi, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Ministror në maj, do të votojë pro Kosovës që të anëtarësohet në KiE.

Vota kundër e një deputeteje herën e kaluar, sipas saj, nuk e shpreh qëndrimin e Qeverisë së Malit të Zi, por vetëm të partisë që ajo përfaqëson.

Ajo theksoi se Mali i Zi është pro anëtarësimit të Kosovës dhe vota kundër ka qenë vetëm qëndrim i partisë së një deputeteje dhe jo më shumë.

“Votimi i disa deputetëve nuk d.m.th. që përfaqëson qëndrimin e Malit të Zi, ajo si përfaqësuese e subjektit politik e ka nxjerrë qëndrimin e partisë së saj. Duhet të përkujtoj, Qeveria është me karakter heterogjen, pavarësisht të drejtave të subjektit politik që jep qëndrimin e vet, shumica parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni dhe janë obliguar në disa të drejta. E kuptoj përkrahjen e Kosovës në pavarësinë dhe çështjet të tjera… Dua të them se Mali i Zi në Këshillin ministror në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim, pa dyshim do t’ia japim përkrahjen Kosovës”, tha ajo.

Tutje edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se vota kundër e një deputeteje të Malit të Zi, nuk e përfaqëson qëndrimin e gjithë shtetit.

“Nuk ka votu Mali i Zi kundër Kosovës, në zgjedhjen e komitetit për politikë të jashtme të KiE-së, por një deputete që përfaqëson një subjekt politik. Përfaqësimi në KiE, duhet të reflektojë edhe politikën të parlamenteve nacionale, deputetja përfaqëson një parti e cila shkon kundër qëndrimeve të shtetit të Malit të Zi. Nuk është risi, edhe ne kemi në Kosovë, subjekte politike lista serbe që veprojnë kundër shtetit të Kosovës”, tha ai.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të mërkurën ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Bëhet e ditur se dy vota kundër ishin të deputetëve të Serbisë, kurse nga një votë kundër ishte nga deputetët e Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, kurse deputeti i Greqisë, Aleksis Cipras, ka abstenuar.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika