Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri: Ka nisur zbatimi i planit të masave të shëndetit publik për çdo situatë

"Vendi ynë ka risk të ulët për përhapjen e lisë së majmunëve", ka thënë ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Olgerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka thënë të hënën se Shqipëria ka rrezik të ulët për përhapjen e virusit të lisë së majmunëve.

Ogerta Manastirliu në Facebook ka thënë se ka nisur zbatimi i planit të masave të shëndetit publik për çdo situatë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

“Diskutuam këtë mëngjes me ekspertët e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, për planin e masave për virusin e lisë së majmunëve,” ka thënë Manastirliu.

“Vendi ynë ka risk të ulët për përhapjen e këtij virusi, megjithatë ka nisur zbatimi i planit të masave të shëndetit publik për çdo situatë. Mirënjohje për profesorët e nderuar Eduart Kakariqi, Gjeorgjina Kuli, Genc Sulçebe, Najada Çomo, Aida Bushati, Silva Bino, Eugena Tomini për seriozitetin dhe punën e palodhur në përgjigje të çështjeve të shëndetit publik”, ka shtuar ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika