Ministrja Gërvalla për dialogun Kosovë-Serbi: Qëllimi mbetet i palëkundur

Ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla në Forumin e Prespës, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi ka thënë se qëllimi është të ketë njohje reciproke

Të premten e 17 qershorit, në ditën e dytë të “Forumit të Prespës për Dialog”, po mbahet Sesioni me temën “Ndërtojmë së bashku siguri të qëndrueshme evropiane”, ku po merr pjesë Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla në këtë sesion për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se qëllimi është të ketë njohje të ndërsjellë.

“Ne jemi serioz për kontribut në dialog. Pranimi i ndërsjellë është qëllimi”, ka thënë ajo.

Sipas saj, edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz për këtë dialog, ka pohuar se është me rëndësi të ketë progres.

Sipas Gërvallës, integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm.

“Ata që nuk janë pjesë e idesë evropiane duhet të marrin vendim tash që të ndërrojnë mendjen dhe te bëhen pjesë e Evropës”, ka shtuar ajo.

No description available.

Të enjten e 16 qershorit, ka filluar konferenca ndërkombëtare triditore e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër, e cila titullohet “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”.

Forumi është duke trajtuar çështjet më urgjente të sigurisë politike dhe ekonomike me të cilat po përballet Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në këtë forum ka kërkuar nga vendet e BE-së liberalizimin e vizave për Kosovë.

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i hapë dyert për Kosovën, sepse sipas saj, kështu luftohet edhe ndikimi i Rusisë në Ballkan.

Këtë forum e kishte hapur, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani duke thënë se kontributi i vendeve në rajon krijon stabilitet afatgjatë dhe kushte për transformimin e shoqërive.

Diplomati maqedonas tutje ka shtuar se pret që të dëgjohen pikëpamje të gjera nga pjesëmarrësit eminentë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika