Në një takim të rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla, ka diskutuar rreth ngjarjeve aktuale dhe perskepktivën euroatlantike të Kosovës.

“Në takimin tim të rregullt me ambasadorin Jeff Hovenier, diskutuam rreth ngjarjeve aktuale, perspektivën tonë euroatlantike dhe përpjekjet e përbashkëta të Kosovës së bashku me aleatët e saj në NATO dhe BE për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin për këtë pjesë thelbësore të Evropës”, tha ajo.