Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht jep dorëheqje

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka dhënë dorëheqjen, derisa departamenti i saj drejton projektin masiv të modernizimit të ushtrisë së vendit dhe mbikëqyr zgjerimin e dërgesave të armëve në Ukrainë

Foto: DW

Christine Lambrecht, ministrja gjermane e Mbrojtjes, ka dhënë dorëheqjen.

Siç raporton AP-News, Christine Lambrecht ka thënë në një deklaratë se ajo ia kishte paraqitur kërkesën e saj të dorëheqjes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, duke shtuar se “muaj të përqendrimit mediatik në personalitetin tim” kishin qëndruar në rrugën e një debati faktik rreth ushtrisë dhe politikës së sigurisë së Gjermanisë.

“Puna e vlefshme e ushtarëve dhe e shumë njerëzve në departamentin tim, duhet të jetë në plan të parë,” ka thënë ajo.

57-vjeçarja ka qenë ministre e Mbrojtjes qëkur Scholz u bë kancelar në dhjetor 2021.

Kritikët e kanë portretizuar prej kohësh si jashtë thellësisë së saj, por Scholz i qëndroi pranë, duke e përshkruar muajin e kaluar si “një ministre e Mbrojtjes së klasit të parë”.

Që në fundjavë, disa media gjermane raportuan se ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, do të japë dorëheqjen.

Të shtunën, ishte gazeta gjermane “Süddeutscher Zeitung” e cila shkroi, se Christine Lambrecht do të dorëzojë detyrën javën e ardhshme.

Po të shtunën, sipas gazetës “Bild”, iniciativa për dorëzimin e postit erdhi nga vetë politikanja socialdemokrate.

Sipas mediave, arsye për dorëzimin e detyrës nga ministrja e Mbrojtjes, është krijimi i bindjes te Lambrecht se nevojitet një fillim i ri në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika