Ministrja Hajdari dorëzon padi ndaj Gazetës Nacionale, Buzhalës dhe zyrtarit të MINT-it

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër, Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu në lidhje me audio-incizimet e publikuara së fundmi ku pretendohet të jetë përfshirë MINT-i

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu, në lidhje me audio-incizimet e publikuara së fundmi nga Gazeta Nacionale.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Tentimet e dështuara për të cenuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve, por edhe duke i dhënë vetes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Sipas saj, sulmet e vazhdueshme, shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejohen të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik dhe shoqërisë  mund të jetë i jashtëzakonshëm.

Në lidhje me këtë ka reaguar pala e paditur, gazetari Berat Buzhala.

“Pra, ne vend që me dhënë dorëheqje për abuzimin me rezerva shtetërore, për humbjet e mëdha financiare, për terrorin në Ministri, Rozeta është çuar me sabah me më paditë”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Padia e ministres Hajdari vjen pasi “Gazeta Nacionale” ka publikuar disa audio-incizime ku pretendohet se zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bisedojnë lidhur me nënshkrimin e një kontrate për rezervat shtetërore, e cila ka nxitur reagime në opinionin publik.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika