Ministrja Hajdari: Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime

Ministrja Hajdari për takimin me Kryesuesin e LIDL për Evropë Qendrore dhe Lindore ka thënë se Qeveria ia ka propozuar tri lokacione strategjike kompanisë “LIDL”, që pritet të investojë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë takuar Kryesuesin dhe shefin për Evropën Qendrore dhe Lindore të LIDL, Maksymilian Braniecki si dhe përfaqësues të tjerë të kompanisë gjermane LIDL.

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit, si faktorë të klimës së mirë për investime, ka theksuar potencialet investuese dhe arritjet ekonomike në Kosovë.

Po ashtu, edhe ministrja Hajdari përmes një postimi në Facebook, për këtë takim ka thënë se kompania “Lidl” është zotuar se do të investojnë në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë “Lidl” u përshendetëm me zotimin që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë”, ka shkruar Hajdari.

Tutje, ka shtuar se me delegacionin e “Lidl” kanë viztuar tri lokacionet strategjike të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.

May be an image of 4 people and indoor

“Me delegacionin e kompanisë në fjalë vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “Lidl” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë “Lidl” dhe exporte në botë”, ka shtuar ministrja.

Ndryshe, “Lidl” GmbH & Co KG, është një zingjir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje që operon mbi 11,000 dyqane në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Selia e saj kryesore ndodhet në Neckarsulm, Baden-Württemberg, kompania i përket Grupit Schwarz, i cili gjithashtu operon zingjirin e hipermarketeve Kaufland.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika