Ministrja Haxhiu intervistohet nga Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot është intervistuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për dy çështje që, sipas tyre, ka pasur nevojë të sqarohen. Çështja e parë, sipas njoftimit, ka të bëjë me deklaratën e saj të dhënë në “Debat Plus” më dy korrik, “lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë […]
Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot është intervistuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për dy çështje që, sipas tyre, ka pasur nevojë të sqarohen.
Çështja e parë, sipas njoftimit, ka të bëjë me deklaratën e saj të dhënë në “Debat Plus” më dy korrik, “lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara”.
Kurse çështja e dytë ka të bëjë me një status në Facebook, ku ministrja kishte thënë se Serbia ka gisht në arratisjet e fundit që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin ‘Debat Plus’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Intervistimi i Haxhiut për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdojë edhe nesër.
Deklarata në “Debat Plus” për të cilën u intervistua nga Prokuroria Speciale:















