Ministrja Haxhiu mbledh Grupin Punues për Veting

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të premten e ka mbledhur Grupin Punues për Veting

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ministrja Albulena Haxhiu këtë të premte e ka mbledhur Grupin Punues për Veting.

Takimi është mbajtur në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, për hartimin dhe finalizimin e projektligjeve për realizimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë si dhe ofrimin e mbështetjes për Komisionin Ad hoc të Kuvendit për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar.

Në njoftim thuhet se Haxhiu ka theksuar rëndësinë për bashkëpunim dhe kontribut profesional në procesin e vetingut.

“Mes të tjerash, ministrja Haxhiu edhe një herë ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributit profesional të të gjithë akterëve në këtë proces, atyre vendorë dhe ndërkombëtarë dhe njëkohësisht shprehu keqardhjen për mungesën e akterëve të Sistemit të Drejtësisë në një takim kaq të rëndësishëm për vetë sistemin e Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, sipas MD-së, ritheksuan rëndësinë e procesit, zhvillimit të tij në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe gjithashtu ofruan mbështetjen e tyre në zhvillimin dhe përmbylljen e këtij procesi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika