Ministrja Haxhiu paralajmëron takime me opozitën për Vettingun

Brenda kësaj jave pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, t’iu dërgojnë ftesa liderëve të partive opozitare për takim, ku temë diskutimi do të jetë procesi i vetingut, për të cilin ministrja Haxhiu zotohet se do ta mbyllë brenda mandatit të saj

Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, brenda kësaj jave do t’iu dërgojnë ftesa liderëve të partive opozitare për t’u takuar dhe diskutuar lidhur me procesin e Vettingut.

Kështu ka bërë të ditur ministrja Haxhiu, e cila ka theksuar se takimet do të realizohen ndaras.

“Planifikojmë që së bashku me kryeministrin që t’i takojmë grupet opozitare, fillimisht që t’i njoftojmë ata edhe për planifikimet që i kemi në raport me procesin dhe t’i ftojmë në qoftë se kanë çështje që mendojnë që duhet t’i adresojnë që ta bëjnë ata. Do të ftohen ndaras më parë, veç e veç, grupet parlamentare, gjegjësisht liderët e partive politike në këto takime. Uroj që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për takime”, ka thënë Haxhiu për KP.

Ministrja e këtij dikasteri ka potencuar se nga prilli i vitit 2023 do të nisë punën mekanizmi kalimtar për procesin e Vettingut.

“Nëse veprojmë sipas planifikimeve tona, besoj që pasi ne t’i dërgojmë amendamentet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, kryetari i Kuvendit obligohet që t’i dërgojë për mendim në Gjykatën Kushtetuese, sepse amendamentet kushtetuese marrin një dritë të gjelbër pasi ato të votohen në Kuvend dhe nuk mund ta dimë se sa kohë merr Gjykata Kushtetuese për t’i trajtuar këto amendamente. Mirëpo, planifikimet tona janë që deri pas tremujorit të parë të vitit të ardhshëm të nisë puna e mekanizmit kalimtar”, shtoi ajo.

Bojkotin e përfaqësuesve të Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor lidhur me takimin e së hënës të grupit punues për Vetting, ministrja e ka quajtur “sjellje të paarsyeshme”.

Ndryshe, Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrin e Drejtësisë ka folur për Vettingun në sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku ka thënë se pas opinionit nga Komisioni i Venecias, në Ministrinë e Drejtësisë ishin mbledhur për të filluar punë, ku i kishin ftuar të gjithë akterët.  Një ndër temat e ditës se 27-të qershorit  në grupin e gjerë punues ishin rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Nimoni ka thënë se Komisioni i Venecias e kishte konstatuar dhe konfirmuar nevojën që një proces i tillë të ndodhë siç është Vettingu, për reformë brenda sistemit të drejtësisë.

“Në opinionin final nga Komisioni i Venecias konfirmohet dhe lejohet që një mekanizëm i jashtëm ta bëjë kontrollin apo Vettingun në sistemin e Drejtësisë në Kosovë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini në emisioni FIVE.

Tutje, ai ka thënë se Vettingu gjithëpërfshirës është i rrezikshëm, pasi këta kishin hulumtuar në  vendet e rajonit të cilat kanë pasur një destabilizim, për shkak të aplikimit të kësaj metode, dhe kanë frikë se e njëjta gjë mund t’i ndodhë edhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në këtë proces nuk mund që të kyç vetëm një subjekt, sepse kjo është një reformë e madhe dhe “duhet që të kyçet dhe opozita dhe akterët kyçë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial”, ka thënë ai.

Nimoni: Nga Komisioni i Venecias, lejohet që një mekanizëm i jashtëm ta bëjë kontrollin në sistemin e drejtësisë në Kosovë

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika