Ministrja Kushi sqaron pse u mbyll shkolla private “Mehmeht Akif Ersoy” në Tiranë

Pas mbylljes së shkollës ”Mehmet Akif Seroy”, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka thënë se janë konstatuar një sërë shkeljesh të legjislacionit në fuqi nga zotëruersit e licensës

Shkolla “Mehmet Akif Ersoy”

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar pas mbylljes së shkollës private “Mehmet Akif Ersoy”.

Kjo shkollë po mbyllet pas 26 vjetësh aktivitet në Shqipëri, sipas një vendimi nga qeveria shqiptare që të mbyllet .

Sipas ministres Kushi, ky vendim ka ardhur pasi Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore nga zotëtuersit e licensës në fjalë.

“Nisur nga interesimi dhe spekulimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë”, ka shkruar Kushi.

Kjo shkollë sipas Ministrisë ka filluar procesin mësimor 2022-2023 në vendodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratura nga kjo ministri.

“Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës”, ka shkruar Kushi.

Gjithshtu, kjo shkollë nuk i ka plotësuar më tej kriteret ligjore, edhe pse nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është kryer dy herë verifikimi i dytë, ka vazhduar Kushi.

Ajo ka thënë se MAS-i e ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit’, ka shtuar Kushi.

Ndërkohë, ajo thekson se mbyllja e shkollës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi.

Ajo bëri të ditur se raste të kësaj natyre nuk janë vënë re në këtë fillimvit.

“Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike”, ka përfunduar Kushi.

Postimi i Ministres Evis Kushi në Facebook

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika