Ministrja Nagavci takon mësimdhënsit e Prishtinës, kritikohet për ndikim politik

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka takuar me mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, ndërsa është kritikuar për ndikim politik nga drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Beisanë Musmurati

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka takuar gjatë ditës së enjte mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, ku ka biseduar për çështje të ndryshme në arsim, duke përfshirë fillimin e vitit shkollor.

Nagavci ka bërë të ditur se ministria që ajo udhëheq i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ajo gjithashtu ka diskutuar për projketligjin për paga i cili është në diskutim paraprak, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore ka shkruar MAShTI në llogarinë e tyre në Facebook.

“Ministrja Nagavci bëri të ditur se, MAShTI i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa foli edhe për projektligjin për paga i cili është në diskutim paraprak, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe çështje të tjera të rëndësishme, si dhe dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes në arsim”, thuhet në njoftim.

Ministrja Arberie Nagavci në takim me mesimedhensit e Prishtinës

Nagavci po ashtu i informoi mësimdhënësit për përmirësimin e infrastrukturës ligjore, përfshirë këtu Ligjin për tekste shkollore, Ligjin për AKA, Ligjin për arsimin e lartë dhe disa ligje tjera.

Ndërsa, drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se rruga përpara e arsimit në Prishtinë nuk guxon të politizohet, e aq më pak nga Ministria e Arsimit si organi më i lartë i arsimit në vend.

Postimi i MAShTI-it në Facebook

Ajo kritikoi ministren Nagavci pasi sipas saj në që të fokusohej në politikat arsimore që së bashku duhet t’i zhvillojmë, Ministrja Nagavci sot takoi mësimdhënësit, në mes tjerash, për të politizuar rreth grevës së paralajmëruar. Ndoshta edhe duhej ta kisha paramenduar; një takim i tillë po thirret në moment të fundit, pas njoftimit për grevë të përgjithshme në arsim.

Musmurati është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë për një dialog të mirëfilltë në përmirësimin dhe depolitizimin të arsimit.

Postimi i  Besiane Musmuartit në Facebook

Shija e redaktorit

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Të fundit nga rubrika