MINT-i dhe Dogana e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Doganën e Kosovës, për sigurimin e të dhënave dhe qasjen online nga ana e Doganës në të dhënat e shoqërive tregtare nga regjistri zyrtar i bizneseve në ARBK

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Doganën e Kosovës.

Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua për sigurimin e të dhënave dhe qasjen online nga ana e Doganës në të dhënat e shoqërive tregtare nga regjistri zyrtar i bizneseve në ARBK.

“Nënshkrimi i memorandumit u realizua në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga znj. Lebibe Haliti në cilësinë e zv.Drejtores së Përgjithshme të ARBK-së, dhe z.Agron Llugaliu, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Më tej, thuhet se sigurimi i të dhënave nga ARBK-ja do të ndihmojë Doganën e Kosovës, në veçanti gjatë procesit të hetimit dhe të luftimit të aktiviteteve të paligjshme, si dhe do të ndikojë dukshëm në fuqizimin dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika