MINT-i u jep të drejtë konsumatorëve që t’i shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë

Detyrimi që i vihet konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të saj edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/kanaleve, sipas njoftimit të MINT-it, është në kundërshtim me ligjin

Foto ilustrim: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (27.08.2021)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për t’i obliguar operatorët kabllorë që t’i largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke ua lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës në rast se operatori nuk i përmbush obligimet sipas kontratës.

Detyrimi që i vihet konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të saj edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/kanaleve, sipas njoftimit të MINT-it, është në kundërshtim me ligjin.

“Detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me nenin 72, paragrafi 1, nën paragrafi 1.15 i Ligjit nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku specifikohet që ‘Kushtet të cilat konsiderohen si të padrejta janë ato kushte të cilat kanë qëllimin apo efektin e: Detyrimit të konsumatorit që t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tij kur shitësi ose furnizuesi nuk i përmbush obligimet e tij’”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika