MINT: Nafta lirohet për tre centë

MINT ka njoftuar për çmimet maksimale të derivateve për 24 orët e ardhshme. Rënie ka pësuar nafta, ndërsa çmimet e benzinës dhe gazit kanë mbetur të njëjta

Minstria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar mbi çmimet maksimale të lejuara për produktet e naftës përgjatë 24 orëve të ardhshme.

Rënie ka pësuar nafta, ndërsa çmimet e benzinës dhe gazit kanë mbetur të njëjta.

Sipas MINT, çmimet maksimale janë si në vijim:

Çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel: 1.64 euro për litër;

Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë: 1.35 euro për litër;

Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gaz: 0.76 euro për litër.

Çmimet e lartcekura do të vlejnë për 24 orë dhe hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e së shtunës së 17 shtatorit.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika