MINT publikon çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditura çmimet tavan për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi këtë të enjte.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për naftën është caktuar në 1.69 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.51 euro për litër.

Teksa çmimi i gazit është përcaktuar në 0.81 euro për litër.

Të fundit nga rubrika