MINT publikon çmimet e reja të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimet maksimale të lejuara janë:

  • Nafta (dizel): 1.54 euro për litër;
  • Benzina: 1.40 euro për litër;
  • Gazi: 0.60 euro për litër.

MINTI ka bërë të ditur se çmimet janë përcaktuar bazuar në vendimin e ministrisë të datës 3 korrik 2026 për caktimin e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës.

Ministria gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo ankesë lidhur me mosrespektimin e çmimeve të raportojnë përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika