Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot me datën 2 shtator 2026.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.70 euro, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.55 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për gazin është përcaktuar në 0.63 euro për litër.
“Mbi bazën e vendimit të MINT-it, të datës 03.08.2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 02.09.2026, çmimet janë: nafta (dizel) 1.70 euro/litër, benzina 1.55 euro/litër dhe gazi 0.63 euro/litër”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi në orën 10:00. MINT ka bërë të ditur se qytetarët për ankesat e tyre mund t’i drejtohen Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.
