Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme në Kosovë.
Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.55 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit është vendosur në 0.74 euro për litër.