MINT: Shtohet numri i inspektimeve për mbikëqyrjen e etiketës që tregon flamurin e origjinës së produktit

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINT) ka njoftuar se Inspektorati i Tregut ka shtuar numrin e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorit, në veçanti për mbikëqyrjen e etiketës që tregon flamurin e origjinës së produktit

Foto e postuar në llogarinë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINT) ka njoftuar se Inspektorati i Tregut gjatë muajve të fundit ka shtuar numrin e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorit, në veçanti për mbikëqyrjen e etiketës që tregon flamurin e origjinës së produktit.

“Gjatë inspektimeve është duke u konstatuar që në disa raste, shitësit vendosin etiketë mashtruese me flamur të një shteti i cili nuk është flamur i origjinës së produktit. Në rastet më të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës, në produktet që janë me origjinë të shteteve fqinje”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Tutje thuhet se në mbi 30 raste kur Inspektorati i Tregut ka konstatuar që shitësit nuk kanë vendosur etiketën apo kanë bërë ndërrim të etiketës së flamurit të origjinës së produktit, janë ndëshkuar me gjobë në vlerë prej një mijë euro deri në dhjetë mijë euro si masë ndëshkuese.

“Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, njofton tutje Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINT).

Mes tjerash thuhet se inspektimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve dhe muajve në vazhdim dhe për çdo keqpërdorim do të vazhdojnë të merren masa sipas ligjeve në fuqi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika