Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, vazhdon të insistojë se ka të drejtë në pezullimin e licensës së “Klan Kosovës”.

Përmes një reagimi, kjo Ministri thotë se “Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë”.

Sipas tyre, kjo vërteton se kanë të drejtë në pezullim të licensës.