MINTI gjobit KEDS-in me 1,500 deri në 5,000 euro për njehsorë me afat të skaduar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka shqiptuar gjoba ndaj KEDS-it pas konstatimeve se disa njehsorë elektrikë janë përdorur me afat të skaduar të verifikimit.

Sipas MINTI-t, pas ankesave të pranuara nga qytetarët, janë intensifikuar kontrollet në terren përmes Komisionit Verifikues për njehsorët elektrikë. Gjatë verifikimeve të kryera në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë është konstatuar se nga KEDS nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së disa njehsorëve elektrikë.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, duke u mbështetur në Ligjin për Metrologji, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar të verifikimit.

MINTI ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe trajtimin me prioritet të ankesave të qytetarëve.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se është funksionalizuar një numër mobil për pranimin e ankesave, përmes të cilit qytetarët mund të raportojnë parregullsi në çdo kohë, përfshirë vikendet dhe festat, edhe përmes platformës Viber.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika