MINTI nënshkruan marrëveshje prej 8.78 milionë frangash për transformimin e gjelbër të bizneseve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare për zbatimin e projektit “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK)”, me vlerë të përgjithshme prej 8.78 milionë frangash zvicerane.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Projekti do të realizohet në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe me bashkëfinancim nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), gjatë periudhës 2026–2031.

Sipas njoftimit, projekti synon të mbështesë tranzicionin e gjelbër të sektorit privat në Kosovë, duke rritur konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë klimatike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Përmes kësaj iniciative do të promovohet përdorimi i teknologjive më të pastra, rritja e efikasitetit në shfrytëzimin e burimeve, adoptimi i praktikave të qëndrueshme të biznesit dhe krijimi i mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Ministrja Kusari-Lila deklaroi se transformimi i gjelbër i industrisë dhe ekonomisë mbetet një nga prioritetet strategjike të ministrisë, duke theksuar se investimet në inovacion dhe teknologji të qëndrueshme janë të domosdoshme për zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit.

Ajo shtoi se projekti do të kontribuojë në fuqizimin e ndërmarrjeve vendore, nxitjen e investimeve të gjelbra, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përfshirjen më të madhe të kategorive të nënpërfaqësuara në zhvillimin ekonomik.

 

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika