MINTI publikon çmimet e reja të derivateve, nafta vazhdon të shtrenjtohet 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, një litër naftë do të shitet me çmim maksimal prej 1.60 euro, duke shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.43 euro për litër, ndërsa një litër gaz do të kushtojë 0.60 euro.

MINT ka bërë të ditur se çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.

Të fundit nga rubrika