MINTI zgjeron kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka mirëpritur zyrtarisht inspektorët komunalë, të cilët tashmë do të veprojnë në kuadër të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT).

Kusari-Lila u ka uruar mirëseardhje në shtëpinë e re institucionale 15 inspektorëve të transferuar nga niveli lokal, në përputhje me Ligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, njofton Dukagjini.

“Me këtë hap po forcojmë kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, duke avancuar zbatimin e reformës së mbikëqyrjes së tregut”, u shpreh ajo.

Me këtë transferim, sipas ministres, numri i përgjithshëm i inspektorëve të IQMT-së arrin në 39, nga 24 aktual dhe 15 të rinj, duke bërë të ditur se në fazën e dytë të zbatimit të ligjit, deri në fund të vitit 2026, synojmë ta rrisim këtë numër në 100 inspektorë, duke dyfishuar kapacitetet tona mbikëqyrëse në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika