Minxhozi konsideron bashkëpunimin me ndërkombëtarët, të domosdoshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka thënë se sulmet në veri janë të dënueshme dhe bashkëpunimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare është i domosdoshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka thënë se sulmet në veri të Kosovës janë jo të mira për sigurinë e rajonit dhe shton se duhet të ketë bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, ambasadori Minxhozi ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka dhënë Kosovës eksperiencë të jashtëzakonshme në aspektin ushtarak.

Minxhozi konsideron si domosdoshmëri, bashkëpunimin e ndërkomëtarëve me Kosovën dhe maturia është shumë e rëndësishme në këto momente. Ambasadori shton se sulmet në veri janë të dënueshme, por me një bashkëpunim të ndërsjelltë duhet të shmanget çdo tentativë për destabilizim.

Në emisionin “InfoD”RTV Dukagjini, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj për sulmet në veri ka thënë se nga ato që po deklarohen nga institucionet e Kosovës dhe nga reagimi i mekanizmave ndërkombëtar, ende nuk janë gjetur autorët. Mund të jenë popullata serbe atje ose shërbimet e vendeve që  nuk ia duan të mirën Ballkanit. Ka dyshime që mund të jetë e menduar edhe nga sherbimi rus.

Ismet Mulaj

Armend Plaka, profesor në “InfoD” i pyetur se nëse sulmet në veri janë vegël e Serbisë apo direktiva serbe është prej Rusisë, Plaka u përgjigj se janë të dyjat. Kuptohet se edhe më herët është potencuar fakti për rrezikshmërinë e lartë për bomben që mund të plaste, nga strukturat paralele të drejtuara nga Beogradi. Plaka theksoi se këtë rradhë kemi një porcion të dështuar, kur në lojë ka hyrë fuqishëm Rusia dhe që nga agresioni rus në Ukrainë, ka përpjekje për destabilizim të rajonit nga Rusia.

Armend Plaka

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika