Minxhozi: Mbi 400 milionë euro mallra janë shkëmbyer mes Kosovës dhe Shqipërisë

Mbi 400 milionë euro ka arritur shifra e shkëmbimit të mallrave mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi

Shkëmbimi i mallrave në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, gjatë vitit 2021 ka arritur shifrën e 400 milionë eurove.

Kështu ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, i cili ka theksuar se kjo shifër ka shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2016 kur ishin 160 milionë euro mallra të shkëmbyera.

“Duhet të kemi parasysh se sa i përket ekonomisë ne kemi shifra në rritje. Midis Shqipërisë dhe Kosovës tashmë shkëmbehen mbi 400 milionë euro mallra. Është një shifër që na jep dëshirën për të kapërcyer disa vështirësi që ekzistojnë. Krahasuar me vitin 2016 kemi afërsisht trefish më tepër. Nga 160 milionë në 430 milionë gjatë vitit që e lamë pas”.

Sipas tij, Shqipëria këmbëngul që procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë t’i shërbejë paqes në rajon, teksa ka shtuar se presioni duhet të jetë jo vetëm mbi Kosovën, por edhe mbi Serbinë, në mënyrë që të jepet një produkt që i shërben stabilitetit në rajon.

“Nxisim që dialogu Kosovë-Serbi të bëhet sa më parë. Është shumë e rëndësishme që palët duhet të dakordohen në vija të përgjithshme se ku duhet të arrijnë. Është një proces i gjatë, nuk është një proces i lehtë, por ajo që Shqipëria këmbëngul është që ky proces duhet të fillojë”, është shprehur ai për EO.

Mbledhja e dy qeverive më 26 nëntor në Elbasan

Ndërkaq, sa i përket nismës “Open Ballkan”, Minxhozi ka potencuar se është e rëndësishme që të rritet shkalla e bashkëpunimi rajonal, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, sepse siç thotë ai, situata e krijuar në Ukrainë ka sjellë edhe një situatë të re në Ballkanin Perëndimor.

“Kemi iniciativa të tjera përpara në kuptimin e kësaj, ne duhet të bashkëpunojmë shumë me njëri-tjetrin për sa i përket situatës së re të krijuar. Ne duhet të jemi koshient që një situatë e re e krijuar në Ukrainë patjetër që si edhe një situatë e re e krijuar në Ballkanin Perëndimor ku jetojmë, prandaj është shumë me rëndësi të rrisim shkallën e bashkëpunimit sepse çdo situatë të re duhet të përdorim edhe resurse të reja”.

Përveç kësaj, ambasadori Minxhozi, lidhur me zbatimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Shqipërisë të arritura në mbledhjen e mbajtur gjatë vitit 2021 në Elbasan, ka thënë se që të dyja vendet qëndrojnë mirë, teksa ka përmendur tri ndër marrëveshjet që veçse po zbatohen.

“Kemi një situatë shumë të mirë lidhur me zbatimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Janë tri marrëveshje, e para që kanë të bëjnë me leje të qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës duke hequr ato burokracitë e mëparshme për të fituar një leje qëndrimi, pavarësisht, se mund të kishe një leje pune, kjo tashmë është e liberalizuar”.

“E dyta Liberalizimi i regjimit kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës në pjesën e Dragashit dhe Shishtavecit, shtetasit e dy vendeve lëvizin shumë më lirshëm, dhe e treta është hapësira prej 30 kilometra mes Shqipërisë dhe Kosovës ku qytetarët do të  lëvizin thjesht me një ID kartë që mund vetëm të thonë se janë qytetarë të brezit kufitar dhe do kenë shumë lehtësira në kalimin e dyanshëm të kufirit. Njohja e lejeve të periudhës së punës si në Shqipëri edhe në Kosovë për njohjen e pensioneve të ndërsjellët”.

Ndryshe, për të shtatën herë, Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës, më 26 nëntor të vitit 2021 e kishin vijuar traditën e mbledhjes së përbashkët.

Gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive, janë nënshkruar rreth 13 marrëveshje.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika