Miqësoret e qershorit, Kosova mund të luajë për herë të parë me Poloninë

Kombëtarja e Kosovës pritet që gjatë muajit qershor të zhvillojë të paktën dy miqësore, në kuadër të dative të lira të FIFA-s.

Deri më tani, Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka bërë të ditur emrat e kundërshtarëve, të cilat zhvillohen në prag të Kampionatit Botëror që këtë verë mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat polake, një nga kundërshtarët e mundshëm të Kosovës mund të jetë Polonia.

Kombëtarja polake tashmë e ka të konfirmuar një ndeshje miqësore ndaj Nigerisë më 3 qershor.

Ndërsa pak ditë më vonë mund të përballet edhe me Kosovën.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga federatat përkatëse, por gjasat për realizimin e këtij takimi mbeten të mëdha.

Nëse kjo ndeshje konkretizohet, ajo pritet të zhvillohet në njërin nga qytetet polake si Varshava, Gdansk, Wroclaw apo Poznan.

Një përballje e tillë do të ishte historike, pasi do të shënonte ndeshjen e parë ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.

Ndërkohë, të dyja kombëtaret vijnë pas disfatave në finalet e “play-off”-it për kualifikim në Botërorin 2026.

Kosova u mposht nga Turqia, ndërsa Polonia u ndal nga Suedia.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika