
Këtë vit të ri shkollor, JUMBO i kthen përgatitjet e tij, në një eksperiencë më të lehtë dhe më argëtuese, me një gamë të gjerë produktesh për çdo moshë, preferencë dhe nevojë.
Përgatitjet për shkollë bëhen më të lehta kur gjithçka gjendet në një vend: çanta, mbajtëse lapsash, fletore, lapsa, stilolapsa, markera, mjete gjeometrike, ngjyra materiale vizatimi dhe shumë të tjera.
Këtë rikthim në shkollë e shoqërojnë edhe personazhet e JUMBO. MeiMei plot kreativitet sjell çantat dhe kuletat, të shoqëruara me ngjyra dhe fletore vizatimi, ndersa JoJo është gati për një ditë shkolle me produkte teknologjike si kufje, kalkulatorë dhe aksesorë të tjerë që e bëjnë përditshmërinë në shkollë edhe më të lehtë.
Ndërsa BoBo sjell termusët, kutitë e ushqimit dhe çantat termike që i shoqërojnë fëmijët gjatë ditës në shkollë.
E nëse diçka mungon në momentin e fundit, OnOn ju kujton se mund ta porosisni edhe online në jumbo-ks.com.Mes gjithë këtyre përgatitjeve, ajo që fëmijët presin më shumë mbetet e njëjta: të rikthehen te miqtë e vjetër dhe të nisin së bashku një kapitull të ri.
Me një shumëllojshmëri produktesh, dizajne për çdo preferencë dhe çmime të përballueshme, JUMBO e bën përgatitjen për shkollë më të lehtë dhe më argëtuese.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare në dhe jumbo-ks.com ndiqni në rrjetet sociale: Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube.



