Miratohen amendamentet e Projektligjit për Institutin e Krimeve të Luftës

FOTO: KP

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miratoi të mërkurën raportin me amendamente për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

E amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shkuan për votim në seancë pa përkrahjen e Komisionit për Legjislacion, shkruan KP.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, tha se PDK-ja ka propozuar 6 amendamente, për të cilat nuk është gjetur pajtueshmëri.

“Grupi punues e ka përfunduar punën për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ky projektligj në lexim të parë në Kuvend ka kaluar më 07.10.2022….Në këtë projektligj grupi parlamentar i PDK-së ka propozuar 6 amendamente, por që në grup punues nuk kemi arritur që të kemi pajtueshmëri, disa prej tyre janë përfshirë, por jo në kuptimin identik të fjalës dhe jo në tërësi…Konstatoj se miratohen amendamentet e komisionit në cilësi të atij funksional”, tha ai.

Anëtarët e këtij Komisioni e shqyrtuan edhe raportin me amendamente për Projektligjin për Ekspertët Gjyqësorë.

Kryesuesi i grupit punues, Dimal Basha, tha se kanë propozuar 41 amendamente, të cilat do të mundësojnë zbatueshmëri në praktikë të Projektligjit për Ekspertët Gjyqësorë.

Vitin e kaluar, Kuvendi i Kosovës, me 58 vota për, e ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë, institut ky që do të funksionojë në kuadër të  Zyrës së Kryeministrit.

Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë ka për qëllim themelimin, organizimin, funksionimin dhe përcaktimin e kompetencave të Institutit për Krimet të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika