Miratohet dërgimi i FSK-së në Gaza

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar të premten propozimin e Qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

89 deputetë kanë votuar pro teksa gjatë këtij votimi nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se për të hyrë në fuqi, ky vendim tani duhet të nënshkruhet nga presidenti i Kosovës, në këtë rast ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë fjalës së tij në Kuvend u bëri thirrje deputetëve që të votojnë pro teksa u shpreh se dërgimi i ushtarëve të Kosovës në operacione të tilla krijon besim te aleatët ndërkombëtarë.

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të komandës së unifikuar të forcës ndërkombëtare stabilizuese, e cila për mision ka të mbështesë zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, gjithnjë duke u bazuar në mandatin e forcës ndërkombëtare stabilizuese”, tha Maqedonci.

Maqedonci fton deputetët të votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së në Gaza

 

Të fundit nga rubrika