Miratohet doza e katërt antiCOVID-19 për personat mbi 60 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se doza e katërt antiCOVID-19 është miratuar dhe se të gjithë personat mbi 60 vjeç mund ta marrin dozën, së paku katër muaj pas marrjes së dozës së tretë

Doza e katër e antiCOVID-19 është miratuar

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se është miratuar rekomandimi i Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19 për lejimin e vaksinimit me dozën e katërt të grupmoshës së popullatës mbi 60 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

“Ky rekomandim i Komitetit është mbështetur në rekomandimet rreth vaksinimit COVID-19 të dhëna nga organizatat kredibile ndërkombëtare si EMA dhe CDC. Vaksinimi bëhet në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat e Kosovës”, është shkruar në njoftim.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, pa asnjë hezitim, për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga kjo sëmundje.

Doza e katert COVID-19

 Për rikujtim:

Me dozën e parë, të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika