Miratohet Ligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në seancën e së enjtes. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbështetur ligjin, kurse partitë e tjera nuk kanë marrë pjesë në votim. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) […]
Me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në seancën e së enjtes.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbështetur ligjin, kurse partitë e tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar se këtë projektligj do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu, në këtë seancë është miratuar edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe zhvendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.















