Miratohet marrëveshja në vlerë 90 milionëshe mes Kosovës dhe Bankës Botërore

Ministria e Financave ka njoftuar se është miratuar marrëveshja 90 milionëshe mes Kosovës dhe Bankës Botërore

Bordi i Bankës Botërore dje ka miratuar marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër mes Kosovës dhe Bankës Botërore, me një vlerë prej 90 milionë eurosh.

“Kjo marrëveshje vjen si rezultat i veprimeve të realizuara të Republikës së Kosovës në forcimin e stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimin e një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se përmes marrëveshjes së re, e cila do të nënshkruhet muajin që vjen gjatë takimeve pranverore në Uashington, janë realizuar një varg veprimesh, siç janë reforma ligjore në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme, përmirësimi i efiçiencës së energjisë, zvogëlimi i barrës administrative, rritja e investimeve të huaja direkte, digjitalizimi dhe lehtësimi i të bërit tregti.

“Vendimi i Bankës Botërore për të mbështetur Republikën e Kosovës tregon përkushtimin e Bankës për t’i mbështetur politikat zhvillimore në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika