Miratohet mocioni i AAK-së për shtyrjen e shqyrtimit të Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë

Me shumicë votash, është shtyrë diskutimi për dyvjetorin e qeverisjes së Kurtit për seancën e radhës

Me propozim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është shtyrë pika 6 e rendit të ditës, shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

AAK-ja e ka propozuar këtë pikë në mbledhjen e kryesisë, por qëllimi ishte që të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

Kështu që me shumicë votash, është shtyrë diskutimi për dyvjetorin e qeverisjes së Kurtit për seancën e radhës.

Raportimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti do të jetë në rendin e ditës së seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

BE-ja ka thënë se palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Ndër të tjera, mbrëmjen e së mërkurës, Kurti e pranoi që marrëveshja me Serbinë ka Asociacionin, ai e përmendi nenin 10, në të cilin, sipas tij, flitet për këtë gjë.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që dy palët i konfirmojnë obligimet e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, që mbeten të obligueshme. 39 marrëveshje janë, për më shumë se 4 vjet janë 39 marrëveshje”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë nuk i pëlqen te plani evropian, Kurti tha se mund ta ketë problem faktin që shumë gjëra nuk janë përfshirë, por që në parim nuk ka ndonjë gjë substanciale që do ta bënte propozimin e papranueshëm.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika