Miratohet ndryshimi i afatit, KQZ-ja njofton se votimi me postë do të fillojë më 21 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e 52-të, ka vendosur që procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit të nisë më 21 maj, katër ditë më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.

Sipas njoftimit të KQZ-së thuhet se ndryshimi u bë për shkak të njoftimit nga kontraktori për shërbime postare, sipas të cilit kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende evropiane nuk do të punojnë më 25 maj për shkak të një feste zyrtare.

Si pasojë, gjatë periudhës 22 deri më 26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave postare, çka mund të shkaktonte vonesa në procesin e votimit me postë.

Për të shmangur këto vonesa, KQZ-ja ka ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakove me fletëvotime për secilin votues të regjistruar për votim me postë të bëhet më herët.

“Ky ndryshim i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare se kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende europiane nuk do të punojnë më 25 maj 2026 për shkak të një feste zyrtare dhe si pasojë, gjatë periudhës 22 – 26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave. Andaj, për të shmangur vonesat në dërgimin dhe pranimin e pakove me fletëvotime, janë ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakos me fletëvotim për secilin votues të regjistruar për votim me postë të bëhet më herët.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika