Miratohet përdorimi i vaksinës kundër lisë së majmunëve

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale

Ilustrim

Është miratuar përdorimi i vaksinës kundër lisë së majmunëve nga Komisioni Evropian.

Kjo pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli linë e majmunëve emergjencë shtetërore globale.

“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve”, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së, kanë thënë nga kompania Bavarian Nordic. Teksa shtuan se miratimi vlen për të gjitha shtetet anëtare të BE-së si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji.

Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16 mijë persona në 72 shtete të botës. Në BE që prej vitit 2013 vaksina Imvanex ka marrë miratimin për përdorim kundër lisë, shkruan REL.

Edhe më herët ishte shqyrtuar përdorimi i vaksinës kundër lisë për shkak të ngjashmërisë së virusëve që shkaktojnë linë dhe linë e majmunëve.

Simptomat e lisë së majmunëve janë temperatura, kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe shpinës. Simptomat zgjasin për pesë ditë.

Po ashtu, personat e prekur kanë skuqje në fytyrë, duar dhe këmbë, si dhe puçrra.

Shpërthimi i ri me linë e majmunëve u raportua në fillim të majit në shtetet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku kjo sëmundje për një kohë të gjatë ka qenë epidemi.

Ilustrim

Si mund të mbrohen njerëzit kundër infeksionit?

Mbretëria e Bashkuar ka filluar t’i vaksinojë punonjësit e kujdesit shëndetësor që mund të jenë në rrezik. Imunizimi bëhet me vaksinën e lisë, e cila gjithashtu mund të mbrojë kundër lisë së majmunëve.

Qeveria e SHBA-së thotë se ka mjaftueshëm vaksina kundër lisë – të ruajtura në Stokun e saj Kombëtar Strategjik – për të vaksinuar gjithë popullsinë amerikane.

Ekzistojnë barna antivirale për linë që mund të përdoren gjithashtu për të trajtuar linë e majmunëve në rrethana të caktuara, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA.

Më shkurt, zyrtarët shëndetësorë thonë se njerëzit duhet të shmangin kontaktin e ngushtë personal me dikë që ka skuqje në lëkurë. Njerëzit që dyshojnë se kanë linë e majmunit, duhet të izolohen dhe të kërkojnë kujdes mjekësor.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika