Miratohet Plani i Performancës së AIP-së, diskutohet edhe mbyllja e TikTok-ut

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes miratoi unanimisht Planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) për vitin 2025.

Gjatë mbledhjes, u diskutua gjithashtu mundësia e mbylljes së rrjeteve sociale, si TikTok-u, të cilat konsiderohen të rrezikshme.

Kryetarja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dermaku, prezantoi objektivat kryesore të Agjencisë për vitin 2025, të cilat përfshijnë avancimin e mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave personale, rritjen e numrit të inspektimeve, dhe forcimin e transparencës institucionale.

Për më tepër, ajo theksoi synimin për përmbushjen e detyrimeve nga Konventa 108 e Këshillit të Evropës dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të Agjencisë.

“Avancimi i mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave personale përmes inspektimeve dhe ngritjes s kapaciteteve dhe ekspertizës së Agjencisë dhe të institucioneve publike dhe private, rritja e numrit të inspektimeve, plotësimi i kornizës ligjore të mbrojtjes se të dhënave personale për institucionet e ligj zbatuese dhe përmbushja e obligimeve gë dalin nga Konventa 108 e Këshillit të Evropës për përpunimin automatik të të dhënave personale, ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit të Agjencisë në fushat e inspektimit kontrollit dhe mbështetjen e institucioneve publike për rritjen e ndërgjegjësimit të zbatimit të ligjit. Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies dhe zbatimi i programit të transparencës për publikimin pro-aktiv të informatave dhe dokumenteve nga Institucionet Publike dhe shqyrtimin e ankesave, zhvillimi i Programit të transparencës së Institucioneve Publike që siguron të dhënat e hapura dhe publikimi pro aktiv të dokumenteve publike, realizimi i së drejtës për qasje në dokumente publike përmes shqyrtimit të ankesave të pranuara nga subjektet dhe Monitorimin e institucioneve publike në zbatimin e ligjit”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.

Gjatë diskutimit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pyeti kryetaren e AIP-së lidhur me ankesat e qytetarëve për faturat e KESCO-s që dërgohen pa zarfe.

Sogojeva-Dermaku bëri të ditur se AIP ka vendosur dy gjoba për këtë shkelje, një ndaj KESCO-s dhe një ndaj KRU “Prishtina”, dhe shtoi se monitorimi i ndërmarrjeve vazhdon pavarësisht mungesës së ankesave të tjera.

“Është e vërtetë që e kemi gjobitur KESCO-n dhe KRU ‘Prishtina’ lidhur me këtë shkelje dhe më nuk kemi asnjë ankesë. Pasi që nuk kemi ankesa, nuk do të thotë që ne nuk i inspektojmë këto ndërmarrje”, deklaroi ajo.

Çështja e mbylljes së TikTok-ut u ngrit nga deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili vuri në dukje shqetësimet globale për këtë platformë dhe pyeti për kapacitetet e Kosovës për t’u mbrojtur nga ndikimet e saj. Ai gjithashtu sugjeroi ndërmarrjen e kampanjave vetëdijesuese për përdorimin e aplikacioneve të tilla.

“Nëse SHBA ndjehet e rrezikuar nga kjo platformë, atëherë ku e ka fuqinë Kosova dhe sa jemi të pajisur nga këto vërshime të këtyre aplikacioneve që konsiderohen të dëmshme dhe a kemi ndonjë kampanjë ndërgjegjësimi për qytetarë për përdorimin e këtyre aplikacioneve”, u shpreh Berisha.

Megjithatë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk u pajtuan me diskutimet mbi këto tema dhe lëshuan mbledhjen.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika