Miratohet plotësim-ndryshimi i ligjit aktual, shqiptarëve të Luginës u mundësohet të blejnë prona në Kosovë

Të mërkurën u miratua plotësim-ndryshimi i Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. Përmes këtij plotësim-ndryshimi, qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u mundësohet që të fitojnë të drejtën pronësore në Kosovë

Mbledhja e qeverisë 20.07.2022

Të mërkurën u miratua plotësim-ndryshimi i Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Përmes këtij plotësim-ndryshimi, qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u mundësohet që të fitojnë të drejtën pronësore në Kosovë.

“Jemi zotuar se do të mbështesin bashkëkombësit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe që do ta avancojmë pozicionin e tyre juridik. Me propozimin e ri nga Ministria e Drejtësisë, qytetarët shqiptarë, pra personat fizikë dhe juridikë nga ajo tretë, do të mund të fitojnë të drejta pronësore në Kosovë sipas kushteve të parapara me ligj, duke përjashtuar në këtë rast parimin e reciprocitetit”, tha Kurti.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ligji aktual për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë përcakton se fitimi i së drejtës pronësore të shtetasve të huaj bëhet mbi bazën e parimit të reciprocitetit.

“Por, duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale të Republikës së Kosovës me Serbinë, qytetarëve shqiptarë në Luginë me dispozitat e ligjit që është në fuqi iu bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra e kanë të pamundur që të blejnë prona në Kosovë. Prandaj, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë nismën për plotësim-ndryshimin e këtij ligji, përmes të cilit ndryshim qytetarët e komunitetit shqiptar në Luginë do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit”, u shpreh Haxhiu.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika