Me 62 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fitore Pacolli, ka theksuar se ky projektligj synon mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe grupeve të ndjeshme, duke përfshirë ndalimin e konsumimit të pijeve energjike nga të miturit dhe imponimin e kontrolleve të rrepta për të siguruar zbatimin e tij.

“Projektligji ka për qëllim të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe grupeve të ndjeshme. Përfshin ndalimin e konsumimit të pijeve nga të miturit dhe përfshin kontrolle të rrepta. Ky projektligj nuk bie ndesh me ndonjë akt të Bashkimit Evropian. Për këtë projektligj janë zhvilluar konsultime të ndryshme publike. Komisioni për Mjedis e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe propozojmë që ky projektligj të votohet parimisht”, ka thënë Pacolli në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.