Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar me të gjitha votat për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026, për fushat që janë në kompetencë të këtij komisioni.

Gjatë diskutimit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ngritur dilema rreth përfshirjes së projektligjit në fushëveprimin e komisionit, duke thënë se nuk sheh ndërlidhje të drejtpërdrejtë me përgjegjësitë e tij.

“Këtu po shoh që ne duhet me miratu diçka që është fushëveprim i komisionit tjetër. Nuk po shoh diçka që lidhet me komisionin tonë. Por mua më është me rëndësi me sqaruar, nëse është veç procedurë nuk kemi nevojë me diskutu”, tha ajo.

Kryetari i komisionit, Nezir Kraki, ka sqaruar se përfshirja e kësaj pike në agjendë ishte procedurale.

“Ky ndryshim nuk e prek fushën tonë, fakti që e kemi në agjendë është procedurale”, tha ai.

Në mbledhje është diskutuar edhe miratuar Plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

Në këtë kuadër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ka propozuar që anëtarët e komisionit të vizitojnë punimet në stadiumin e Gjilanit, për të parë nga afër nëse ka probleme me realizimin e tyre, në prag të Lojërave Mesdhetare 2030./EO

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika