Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin në FSK

Partitë opozitare e kanë mbështetur në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se shqyrtimi dhe miratimi i këtij projektlgiji është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore lidhur me të drejtat dhe obligimet për pjesëtarët e FSK-së.

Partitë opozitare e kanë mbështetur në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ato kanë votuar pro këtij ndryshimi.

Sipas tyre, ndryshimet brenda ligjeve që kanë të bëjnë me FSK-në janë në përgjithësi të nevojshme, e në këtë rast deputetët i shohin të domosdoshme këto ndryshime.

Ndryshe, para se ky Projektligj të hidhej në votim, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, kërkoi që debati parlamentar për grevat e BSPK-së të vendosej para shqyrtimit të projektligjeve.

Por e njëjta nuk u miratua, ngase 30 deputetë votuan pro dhe mbi 40 votuan kundër.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika