Me 85 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim ka kaluar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Turqisë.
Po ashtu ka kaluar edhe marrëveshja në mes të Bankës Evropiane dhe Kosovës për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Ferizajt.
Pas votimit të këtyre dy marrëveshjeve, kur deputetët u pyetën për vazhdimin e seancës, grupi parlamentar i AAK-së lëshoi sallën.