Miratohet projektligji që rregullon çmimet e barnave

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Në mbledhjen e 132-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për çmimet e produkteve medicinale, që parasheh rregullimin e çmimeve të ilaçeve në vend.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me anë të këtij projektligji, barnat përveç që janë të disponueshme do të jenë të përballueshme.

Kjo nismë ka për qëllim që çmimi i një bari të jetë njësoj në çdo barnatore dhe të kursejë sipas kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë financiarisht qytetarët.

Sipas tyre, përmes këtij projektligji Kosova do të ketë çmimin më të lirë të barnave.

“Barnat përveç që janë të disponueshme do të jenë të përballueshme. Nuk mjafton që ti ketë farmacisti por edhe pacienti”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, kjo do të kursejë mjete të shumta të qytetarëve dhe se një bar do të ketë çmim të njëjtë në të gjitha barnatoret në vend.

Po ashtu, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se për këtë nismë janë bërë shumë punë në këtë dikaster.

Ministri Vitia ka thënë se deri tash këtë ligj nuk e kanë pasur vetëm dy shtete në Evropë, Kosova dhe Bjellorusia.

“Kemi kryer një seri analizash krahasimore me shtetet tjera. MSh përmes këtij projektligji do të vendosë standarde, përfituesit e këtij ligji do të jenë drejtpërdrejt qytetarët, për të cilët çmimet e barnave janë të papërballueshme. Vecanërisht për të moshuarit që e kanë vuajtur këtë problematikë. Krahas rritjes së buxhetit për barnat, ky projektligj plotëson qëllimin për mbrojten e qytetarit. Në Evropë Ligjin për rregullimin e çmimit të barnave nuk ka pasur veç Kosova dhe Bjellorusia”, ka thënë Vitia.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika