Miratohet propozimi i MPJD-së për blerjen e objekteve për misionet diplomatike në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara

Miratohet propozimi i MPJD-së pë blerje të objekteve për ambasada të Kosovës në Paris, Romë Otavë e Ankara

Në mbledhjen e mbajtur sot më 13 mars të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mesin e shumë pikave, u diskutua edhe për propozim vendimin e shqyrtimit për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve  diplomatike të Republikës së Kosovës.

Propozimi nga ana e MPJD-së përfshinë blerjen e objekteve në Paris, Romë, Otavë e Ankara.

“Udhëhequr nga orientimi strategjik për konsolidimin e pranisë së Republikës së Kosovës në këto kryeqendra, në mbështetje të një strategjie gjithëpërfshirëse për reformimin, ristrukturimin dhe rritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës përmes shërbimit të jashtëm të republikës, referuar rregullores së Qeverisë nr. 12/2012 për procedurën e blerjes dhe marrjes me qira të objekteve për misione diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, propozoj miratimin e vendimit për blerjen e objekteve të ambasadave në kryeqendrat e sipërpërmendura”, u shpreh zv.ministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se miratimi i këtij vendimi do t’i hapte rrugë fillimit të procedurave të blerjes siç parashihet në legjislacionin respektiv në fuqi.

Dhe në fund të mbledhjës së 193-të me radhë të Qeverisë, pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim, vendimi u miratua.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika