Miratohet qëndrimi zyrtar për aplikim në BE

Gjersa thuhet se u theksua që Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe një gjë e tillë tashmë është dëshmuar nga ana e saj, Zyra e Kryeministrit bën të ditur se është miratuar qëndrimi zyrtar për aplikim në BE në takimin e parë të Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE

Në takimin e parë të Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE, ky i fundit ka konfirmuar përkushtimin dhe orientimin e vendit për integrim evropian duke miratuar qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në takim është thënë se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në BE, dhe një gjë e tillë tashmë është dëshmuar nga ana e saj.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën gjeopolitike dhe zhvillimet tjera relevante. Komisioni konfirmoi përkushtimin dhe orientimin e vendit për integrim evropian dhe miratoi qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti. Në takim u tha se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vjet, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se anëtarët e komisionit gjithashtu diskutuan hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit.

Ky komision funksionon si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika